Juventusi vazhdon me fitoret
Torino, 23 dhjetor - Po zhvillohej minuta e shtatë e ndeshjes kur Carlos Tevez shënoi për epërsinë e ekipit mysafir.
Maximiliano Moralez arriti ta barazojë rezultatin duke mposhtur Buffonin (15). Ky ishte goli i parë që pranonte Juve pas 744 minutash lojë në Serie A.
Mirëpo, menjëherë posa filloi pjesa e dytë (46), Asamoah krosoi, Llorente asistoi dhe Paul Pogba e riktheu epërsinë e bardhezinjve.
Për të mos lejuar ndonjë befasi u përkujdes Fernando Llorente me golin e tretë të mysafirëve (75). Chiellini ishte asisitues.
Bianconerët nuk u ndalën këtu. Arturo Vidal shtoi edhe golin e katërt (79).
Juventusi numëron 46 pikë në krye të tabelës, pesë më shumë se përcjellësi i parë, Roma.