Juventusi shpallet kampion i Italisë
Bardhezinjëve u mjaftonte një pikë për të siguruar matematikisht titullin e 31 në historinë e tyre (i 33 për juventinët), por Arturo Vidal në minutën e 32-të të takimit godet saktë me kokë një top të krosuar nga Lichsteiner nga e djathta dhe shënon golin e tri pikëve.
Me këtë fitore Juventusi ngjitet në kuotën e 79 pikëve, 17 pikë më shumë se Lacio i vendit të dytë dhe kur kanë mbetur katër ndeshje nga fundi i këtij sezoni.
Ky është trofeu i parë i Allegri-t në krye të skuadrës torineze, i arritur që në vitin e parë, si askush tjetër më parë, ndërkohë që mbetet në garë edhe në Ligën e Kampioneve dhe në Kupën e Italisë.
Të martën bardhezinjtë i pret një ndeshje e vështirë në fushën e tyre, gjysmëfinalja e parë ndaj Realit të Madridit.