Juventusi gjen zëvendësuesin e Vidalit
Torino, 14 gusht - Juventus është duke kërkuar një mesfushor për të zëvendësuar Arturo Vidalin.
Skuadra italiane, Juventus duket se e ka gjetur zëvendësuesin e Arturo Vidalit, i cili për 37 milionë euro kaloi në Bayern Munich.
Favorit është futbollisti i Schalkes, Julian Draxler, por në rast se dështon ai, atëherë Massimiliano Allegri ka gjetur zëvendësuesin e tij.
Christian Eriksen i Tottenham Hotsopur është dëshira e re e trajnerit italian.
Mesfushori danez ka shkëlqyer me skuadrën e tij dhe një ndërrim ambienti do të ishte shumë i mundshëm, pasi dëshira e lojtarit është që të luaj për një skuadër që lufton për tituj dhe merr pjesë në Ligën e Kampionëve.