Juventusi gati ofertën për Pirlon
Prishtinë, 4 shkurt - Juventusi e ka në plan që të nis bisedimet e reja për vazhdimin e kontratës të mesfushorit Andrea Pirlo.
Gazzetta Sportiva të hënën shkruan se me mbylljen e tregut dimëror, tashmë Juve prioritet do të ketë rinovimin e kontratës se re të reprezentuesit italian, i cili konsiderohet një nga mesfushorët më të mirë në Evropë.
Pirlo i cili i mungoi Zonjës së Vjetër në dy ndeshjet e kaluar, mbrëmë është kthyer në skuadrën Antonio Contes në fitoren kundër Interit (3-1).
Kontrata e Pirlos skadon në muajin qershor, por duket se Juve llogarit në shërbimet e ish lojtarit të Milanit edhe në sezonin e ardhshëm.