Juventusi arrin marrëveshjen për transferimin e Alvaro Morata
Torino, 18 korrik - Juventus ka arritur marrëveshjen për transferimin e spanjollit të Real Madrid, Alvaro Morata. Klubi ka lëshuar një komunikatë për mediat, pas takimit që drejtuesit patën me agjentin e lojtarit.
Lëvizjet e fundit në kampin bardhezi, largimi i trajnerit Conte dhe ardhja e Alegrit, për pak se nuk e çuan talentin spanjoll te Wolfsburg në gjermani, por tani duket e sigurt që 22-vjeçari do të luajë në Seria A gjatë këtij sezoni, pasi edhe ai ka shprehur dëshirën e tij për tu transferuar në Torino.
Gjatë orëve të fundit gjermanët kishin udhëtuar për në Spanjë për të bindur lojtarin, por nuk ia kanë arritur pasi tashmë ai e kishte vendosur të ardhmen e tij.
Ende nuk është e qartë shuma që torinezët do ti paguajnë Realit, por sipas medjave italiane ajo mendohet të jetë rreth 36 milion euro.