Juventusi arrin marrëveshje me Nanin
Torino, 22 prill - Gjiganti italian, Juventus që tashmë praktikisht është kampion i Italisë, qysh tani ka nisur të mendoj për përforcimet për sezonin e ardhshëm me theks të veçantë për Ligën e Kampionëve.
Mediat italiane raportojnë se krerët e Zonjës së Vjetër synojnë që në tregun e verës ta blejnë portugezin e Manchester Unitedit, Louis Nanin, i cili ka humbur vendin e titullarit tek Djajtë e Kuq.
Thuhet se Juve tashmë ka arritur marrëveshjen me lojtarin dhe tani klubi italian i mbetet të arrijë marrëveshje edhe me Manchester Unitedin për transferimin e anësorit portugez.
Nani me klubi nga Old Traffordi ka kontratë deri në vitin 2018, por duket se reprezentuesi portugez në fund të këtij sezoni do të largohet nga kampionët e Anglisë në drejtim të Torinos.