03 Janar 2025

Juventus kërkon të rinovojë kontraten me Moratën

Torino, 17 shtator - Alvaro Morata ka bërë që drejtuesit e Realit të Madridit të pendohen që lejuan largimin e tij në drejtim të Juventusit.

Paraqitja e tij sezonin e kaluar, sidomos në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve me skuadrën “merengues” ka bërë që në kryeqytetin spanjoll të mendohet për riblerjen e tij për 30 milione euro, propozim ky për të cilin në fund do të vendosë vetë futbollisti 22-vjeçar.

Por te Juventus askush nuk dëshiron të privohet nga shërbimi i Moratës. Për këtë arsye, Drejtori i Përgjithshëm i kampionëve të Italisë, Beppe Marota po mendon për t\'i ofruar sulmuesit spanjoll një kontratë të re, bisedimet për të cilën pritet të nisin në fillim të vitit 2016.

Kontrata aktuale e Moratës skadon në vitin 2019, me futbollistin që përfiton një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon.
 
Ideja e drejtuesve të klubit torinez është që të rinovojnë me spanjollin deri në vitin 2021, me një pagë që rritet në 3.5 milionë euro në sezon, shifër së cilës i bashkohen edhe disa shpërblime të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)