Juventus ka ndarë 50 milionë euro për Edinson Cavanin
Torino, 26 mars - Juventusi është i vendosur që ta përforcojë repartin ofensiv gjatë afatit kalimtar të verës.
Siç raporton Sportmediaset, Juventus ka ndarë 50 milionë euro për Edinson Cavanin.
Sulmuesi uruguaian vazhdimisht ka dhënë shenja se mund të largohet nga Paris Saint-Germaini, ndërsa Bianconerët kanë bërë plan për blerjen e tij.,
Deri më tani vetëm Manchester Unitedi është konkurrenti më serioz i Juves për Cavanin.
Në rast se Juventusi nuk arrin të transferojë sulmuesin e PSG-së, atëherë alternativë është Radamel Falcao.
Pas tyre, në listë është sulmuesi i Palermos, Paulo Dybala.