Juventus dhe Pirlo diskutojn rinovimin e kontratës
Torino, 10 dhjetor - Në shkurt Juventus dhe Andrea Pirlo do të ulen në një tryezë për të diskutuar rinovimin e kontratës që skadon në qershor.
Por mesfushori bardhezi i ka bërë të ditura tashmë kushtet e tij për të qëndruar në Torino. Por ofertat në adresë të tij kanë ardhur që tani.
Sipas asaj që raporton \"ribalfootball.com\", Tottenham është gati ti ofrojë Pirlos një kontratë 3-vjeçare me një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon për ta bindur që të mbyllë karrierën e tij në Premier League.
Ofertë joshëse për një futbollist që i ka kaluar 34 vjeçët ndaj dhe duhet pritur për të mësuar përgjigjen e italianit.