08 Janar 2025

Juventus dhe Barcelona në finale

Barcelonë, 14 maj - Juventusi do të takohet me Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ekipi italian, me barazim 1:1 ndaj Real Madridit, por me fitoren 2:1 në gjysmëfinalen e parë, ka arritur të plasohet në finale.

Reali e nisi ndeshjen në sulm ku Ronaldo, Bale dhe i rikthyeri Benzema kërkuan të shënojnë që në minutat e para, por Juventusi ishte i vendosur mirë në mbrojtje dhe madje me anë të kundërsulmeve u paraqit dy herë rrezikshëm në portën e Casillas.

Megjithatë goli për vendasit nuk vonoi dhe në minutën e 23-të kolumbiani Rodriguez fitoi një 11-metërsh, të cilin e ktheu në gol i përhershmi Ronaldo. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0.

Në 45 minutat e dyta bardhezinjtë, të cilëve i nevojitej patjetër një gol për t’u kualifikuar, morën iniciativën të parët dhe në minutën e 57-të Morata shënoi golin vendimtar për juventinët.

Pas golit të barazilimit, skuadra e Allegri-t u tërhoq në mbrojtje duke pritur kundërsulmet për të gjetur të papërgatitur Realin. Edhe pse rastet nuk munguan lojtarët e të dyja skuadrave u treguan të pasaktë në ndryshimin e këtij barazimi që i dha mundësinë Juventusit të kalojë për më tej, ku në finalen e Berlinit do të përballet me Barcelonën më 6 qershor.

Kjo është hera e parë që Juventusi arrin finalen qysh në vitin 2003.

Ndeshja për vendin e parë do të luhet në Berlin më 6 qershor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)