Juventus, Chelsea dhe Monaco interesohen për Robin van Persie
Manchester, 7 mars - Robin van Persie pritet të largohet nga Manchester United. Kurse, interesim për sulmuesin holandez kanë shfaqur Juventus, Chelsea dhe Monaco.
E ardhmja e Robin van Persie në Manchester United është vënë në pikëpyetje. Menaxheri i ekipit nga Old Trafford, David Moyes është duke konsideruar mundësinë e shitjes së sulmuesit, i cili nuk po tregon formë të mirë.
Madje, thuhet klubi është i pakënaqur me komentet e bëra nga sulmuesi që kritikoi qasjen në lojën e Unitedit, pas humbjes 2:0 në udhëtim te Olympiacos në duelin e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Ndërsa, Tuttosport shkruan se interesim për reprezentuesin e Holandës kanë shfaqur Juventus, Chelsea dhe Monaco. Kurse, më herët është folur edhe për një rikthim të Van Persies në Arsenal.