Juve në ndjekje të Shaqirit
Basel, 20 korrik - Pas transferimeve të Alvaro Moratas e Borja Martin, kampionët e Italisë, synojnë që gjatë tregut të kësaj verë në Olimpico të sjellin edhe disa lojtar të klasit të lartë.
Trajneri i ri i Juventusit, Masimiliano Allegri, tani është i përqendruar që ta forcojë mesfushën.
TuttoSport shkruan se mesfushori shqiptar i Bayern Munich, Xherdan Shaqiri është prioritet i Zonjës së Vjetër.
Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës ishte lojtari kryesor i helvetikëve në Kupën e Botës Brazili 2014, duke shfaqur formë të shkëlqyer.
Thuhet se drejtuesit e Juvës duan ta kenë në skuadër 22 vjeçarin, i cili kërkohet edhe nga Roma, por kartoni i mesfushorit shqiptar duket i lartë për torinezët, megjithatë, Juve duket se nuk do të dorëzohet në garën për ish yllin e Baselit.