Jose Mourinho mund ta zëvendësojë Roy Hodgsonin
Londër, 23 shtator - Jose Mourinho mund ta zëvendësojë Roy Hodgsonin në postin e selektorit të Anglisë, pas Euro 2016.
Jose Mourinho mund të largohet nga Chelsea, pas përfundimit të këtij sezoni.
E përditshmja sportive spanjolle AS raporton se Special One mund të zëvendësojë Roy Hodgsonin në postin e selektorit të Anglisë.
Mourinho edhe në të kaluarën ishte përmendur si objektiv për selektor të Anglisë.
Kurse, tani thuhet se ai është i gatshëm të vazhdojë ofertën e vazhdimit të kontratës në Stamford Bridge, dhe interesimin nga Paris Saint-Germain që të marrë drejtimin e Anglisë, pas Euro 2016.