Jeremy Mathieu alternativa e Barcelonës për qendërmbrojtës
Barcelonë, 17 korrik - Skuadra spanjolle Barcelona, është vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi i cili do ta zëvendësonte ish kapitenin e kësaj skuadre, Carles Puyol.
Alternativa e parë për Barcelonën në këtë pozicion është mbrojtësi i Valencais, Jeremy Mathieu, lajmi është konfirmuar nga vetë zyrtari i Barcelonës, Andoni Zubizarreta.
Mbroja është pozita jonë e radhës që kërkon përforcime dhe jemi në bisedime me Valencian për anëtarin e tyre, Jeremy Mathieu. Ne i kemi dërguar ofertën tonë, por preferojmë ta ruaj privatësinë e këtyre negociatave, deklaroi Zubizarreta.