Januzaj, përsëri në stol
Rio de Zhanerio, 23 qershor - Talenti me orgjinë shqiptare, Adnand Januzaj, ka qenë përsëri në bankën rezerve të Belgjikës. 19-vjeçari ishte menduar se do të aktivizohej në këtë takim, por duke pasur parasysh si shkoi ndeshja, trajneri Ulmots vendosi të mos i rezervojë asnjë minutë.
Tashmë që Belgjika e siguroi kalimin në fazën tjetër, mund të themi se Januzaj mund ta nisë si titullar. Talenti u kërkua me ngulm nga Shqipëria, por ndërhyrja e trajnerit të Belgjikës bëri që ai të ndërrojë mendje në minutat e fundit.