Januzaj e zgjodhi Belgjikën për interes
Bruksel, 5 maj - Portieri belg, Jean-Francois Gillet e ka kritikuar Adnan Januzajn, pasi futbollisti kosovar vendosi ta zgjidhte Belgjikën vetëm disa muaj para se të fillojë Kampionati Botëror.
Portieri i Torinos, i cili ka nëntë paraqitje me përfaqësuesen, thotë se talenti i Manchester Unitedit e ka Botërorin në mendje.
Të vendosësh ta zgjedhësh aktualisht Belgjikën, mendoj se është ashtu-kështu. Ai do të ishte një person i madh nëse do ta bënte zgjedhjen pas Botërorit, deklaroi portieri për Het Nieuwsblad.
Ndoshta ai e bëri zgjedhjen, pasi e ndjeu presionin nga Belgjika. Mirëpo, nëse e bën zgjedhjen tash, unë vetëm mund të qeshem, vazhdoi Gillet. 19 vjeçari nga Istogu i kishte në opsion edhe përfaqësueset tjera si Anglia, Shqipëria, Kosova dhe Turqia, por e zgjodhi vendin ku u lind e u rrit.