Jam e lumtur që po e bëj Kosovën të lumtur
Prishtinë, 27 gusht - Majlinda Kelmendi ka thënë se ndihet e lumtur që të gjithë në vendlindjen e tij në Kosovë i gëzohen sukseseve të saj, pas triumfit në Kampionatin botëror në Rusi.
Xhudistja pejane fitoi medaljen e artë, duke shënuar një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj.
Unë jam shumë e lumtur. Është e pabesueshme. Të jesh kampione botërore në fuqi, unë erdha këtu si favorite, por isha e gatshme për çdo medalje. Andaj, e arta është fantastike, është shprehur Majlinda për faqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos. Unë e di se të gjithë ishin duke më shikuar drejtpërdrejt në vendlindjen time. Ata duhet të jenë të lumtur tani. Edhe unë jam e lumtur që po bëj njerëzit e mi të lumtur, ka thënë ajo.