Jahjaga mori pjesë në gjysmëmaratonën ndërkombëtare Prishtina 2014
Në një deklaratë bërë me këtë rast, Presidentja Jahjaga tha se mori pjesë në gjysmëmaratonën ndërkombëtare të Prishtinës, për ti dhënë përkrahje një mënyre tjetër të jetës, një mënyre më të shëndetshme të jetesës, për ti dhënë përkrahje tolerancës që ekziston në shtetin tonë dhe një jete të lirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Me pjesëmarrjen time në këtë gjysmëmaratonë dëshiroj tju jap përkrahje të gjitha grave që janë të prekura nga kanceri i gjirit, që të ndikojmë në ngritjen e vetëdijes te të gjithë qytetarët tanë dhe një mbështetje të fuqishme për të gjitha nënat dhe vajzat tona që janë të prekura nga kjo sëmundje, e cila nuk njeh moshë dhe kurrfarë kufiri, tha Presidentja Jahjaga.
Presidentja Jahjaga përgëzoi organizatorët e gjysmëmaratonës në të cilën morën pjesë mbi 1400 garues për organizimin e mirë të garës dhe shtoi kjo ngjarje përçon një mesazh jashtëzakonisht të mirë nga kryeqendra e Republikës së Kosovës.
Presidentja Jahjaga gjithashtu mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të medaljeve për fituesit e gjysmëmaratonës së sotme.