Jahjaga ia dorëzoi Granit Xhakes medaljen Ambasador Nderi
Prishtinë, 14 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në takim futbollistin e njohur nga Kosova, Granit Xhaka, të cilit ia dorëzoi medaljen Ambasador Nderi, me të cilën e ka dekoruar më 17 Shkurt të këtij viti.
Presidentja Jahjaga e përgëzoi Granit Xhakën për punën e tij, për sukseset që ka arritur në fushën e sportit të futbollit dhe theksoi se të rinjtë nga Kosova po bëhen ambasadorë të shtetit të tyre dhe po tregojnë vlerat e tyre kudo në botë.
Sportisti nga Kosova, Granit Xhaka e falënderoi Presidenten për titullin me të cilin e ka nderuar si Ambasador Nderi të Kosovës dhe tha se do të vazhdojë të kontribuojë për vendin e tij edhe në të ardhmen.