08 Janar 2025

Italia arreston 50 persona për trukime ndeshjesh

Romë, 20 maj - Policia italiane ka njoftuar se ka ndaluar rreth 50 persona të dyshuar për manipulim të rezultateve të ndeshjeve të futbollit në kampionatet e kategorive të ulëta. Mes të ndaluarve është edhe një  anëtar i mafias kalabreze.

Të dyshuarit janë akuzuar për konspiracion për të kryer vjedhje, duke favorizuar grupet e krimit të organizuar.

Mes të dyshuarve  ka shtetas të kombësisë serbe, shqiptare dhe malteze. Ndër të arrestuarit janë 27 presidentë dhe menaxherë klubesh, 17 lojtarë, 5 trajnerë dhe një punonjës policie.

Autoritetet po hetojnë për përcaktim të rezultatit të 28 ndeshjeve të kategorive të ulta të futbollit italian gjatë sezonit 2014-2015.    Ndër klubet futbollistike që po hetohen janë Pro Patria, Barletta, Brindisi, L’Aquila, Neapolis, Mugnano, Torres, Vigor-Lametia, Santarcangelo, Sorrento, Montalto, Puteolana, Akragas, San Severo etj.

Gjatë viteve të fundit, Italia është tronditur nga një seri skandalesh të ngjashme, ndërkohë që grupet mafioze kanë rritur prezencën në industrinë më të madhe në Evropë, atë të basteve, si një mënyrë për të pastruar dhe fituar më shumë para.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)