Ismaili: Nuk ka mëshirë, kur bëhet fjalë KF. Drita
Gjilan, 16 korrik - Mbremë në orët e mbrëmjes në një takim të thirrur nga Kryetari i bordit Besim Ismaili, për tu njoftuar me punën e deritanishme të Kryetarit të klubit Ramadan Bunjaku dhe për zhvillimet e përgjithshme, gjendjen në klub.
Pas një diskutimi të gjatë dhe konstruktiv është kërkuar llogaridhënje nga Bunjaku për mos përmbushjen e objektivave të cilat i patë premtuar para se të bëhet kryetar.
Ismaili ka konstatuar se Bunjaku nuk i ka kryer përgjegjësit që i ka marrë mbi supe të veta, qe kur u bë kryetar dhe kërkoi nga ai të ofroj dorëheqjen , gjë që edhe ndodhi nga Bunjaku.
Ismaili ju kujtojn se të gjitha vendimet që janë marrë deri tani , që të gjitha do të rishikohen me përpikmëri deri më një.
KF.Drita do të vazhdojë punën gjatë ditëve në vijim me intenzitet edhe më të lartë, ku deri në zgjedhjen e krytarit të ri do të udhëhiqet nga bordi i klubit.