Interpoli lëshon urdhërarrest për zyrtarët e FIFA-s
Genevë, 3 qershor- Interpoli të mërkurën ka lëshuar urdhërarrest për gjashtë persona të dyshuar për përfshirje në ngjarjet e fundit brenda FIFA-s.
Dy zyrtarë, ish-zëvendëspresidenti i FIFA-s Jack Warner nga Trinidadi dhe ish-anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Nicolas Leoz nga Paraguai, janë arrestuar në shtetet e tyre. Warner u lirua shpejt, ndërkohë që Leoz ndodhet nën arrest shtëpie.
Interpoli ka lëshuar urdhër-arreste për këta persona, që do të thotë se mund të arrestohen kudo që ata udhëtojnë apo ndodhen.
Përveç këtyre, kërkohen edhe argjentinasit Alejandro Burzaco dhe Gugo dhe Mariano Jinkis, të cilët akuzohen për pagimin e më shumë se 100 milionë dollarëve ryshfet për të drejtat komerciale dhe të mediave për ndeshjet e futbollit.
Urdhërarresti është lëshuar edhe për Jose Margulies, shefin e transmetimeve.
Lajmi për urdhërarrestet vjen vetëm një ditë pasi Sepp Blatter bëri të ditur se do të japë dorëheqjen nga posti i presidentit të FIFA-s në kohën që organizata botërore e futbollit është tronditur nga skandali për korrupsion.