Interi ofron 7 milionë euro për Behramin
Milano, 3 qershor - Klubi italian, Inter, krahas dëshirës për të blerë shqiptarin Granit Xhaka, synon që të rrëmbejë edhe Valon Behramin e Napolit.
Trajneri i Nerazurëve, Walter Mazari, për sezonin e ardhshëm synon që mesfushën ta forcojë me Behramin, cilësitë e të cilit tekniku italian i njeh mjaft mirë pasi që një vit me parë Mazari drejtoi Napolin.
Mediat italiane të martën raportojnë se Interi ka bërë gati ofertën në vlerë prej 6-7 milionë euro për mesfushorin tjetër shqiptar të Zvicrës, por thuhet se Napoli për shqiptarin kërkon 10 milionë euro.