Interi kërkon Xherdan Shaqirin
Milano, 4 janar - Pas blerjes së Lukas Podolskit, Interi tani dëshiron edhe Xherdan Shaqirin e Bayern Munchen. Mediet italiane raportojnë se është farë pranë marrëveshja në mes Interit dhe Bayernit për reprezentuesin shqiptaro-zviceran.
Ndërkohë, tifozët e zikaltërve përmes rrjeteve sociale, kanë shprehur dëshirën e tyre që në skuadër ta kenë Shaqirin, madje fansat e internistëve kërkojnë nga krerët e Interit ta blejnë mesfushorin shqiptar.
Ndryshe, sipas medieve italiane, të mërkurën pritet zyrtarizmi i transferimit të 23-vjeçarit, i cili kërkohet me ngulm nga trajneri i Interit, Roberto Mancini.
Sipas tyre Shaqiri pritet që të pranojë ofertën e zikaltërve për tre vjet kontratë. Me këtë kontratë, ai do të fitojë 2 milionë euro në sezon plus bonuset.
Ndërkohë që dy janë mundësitë financiare: 2 milionë euro menjëherë dhe 13 të tjerat në fund të sezonit, kur dhe do të blihet përfundimisht kartoni i lojtarit, ose 15 milionë në fund të huazimit për këtë gjysmë-sezoni të mbetur.