Interi kërkon Granit Xhakën
Milano, 20 mars - I ri, por i gatshëm për të luajtur në nivelin më të lartë. Profili i Granit Xhakës i përshtatet në mënyrë të përkryer procesit të ndërtimit të ekipit nga presidenti i Interit, Erick Thohir.
Sipas të përditshmes sportive italiane, drejtuesit e gjigantit italian kanë shprehur interesim për transferimin e mesfushorit kosovar të skuadrës Borussia Monchengladbach.
Klubi gjerman kërkon së paku 10-11 milionë euro për shitjen e Xhakës.
Kurse, Nerazzurrët, për të rehatuar edhe më tepër Xhakën në rast të transferimit të tij në Giuseppe Meazza gjatë verës duan ti vazhdojnë kontratën Esteban Cambiassos në mënyrë që argjentinasi të jetë ai që do ti ndihmojë kosovarit të përshtatet sa më mirë në skuadrën e trajnerit Walter Mazzarri.
Kujtojmë, Inter është i interesuar edhe për transferimin e mesfushorit kosovar të Napolit, Valon Behrami.