Interi hedh në gjyq Osvaldon
Drejtuasit e klubit zikaltër pak ditë më parë i kërkuan Osvaldos zgjidhjen e kontratës, por futbollisti nuk pranoi pasi dëshiron një dëmshpërblim të majmë financiar.
Interi nuk pranon të derdhë më asnjë qindarkë në llogarinë e 29-vjeçarit, i cili ka një kontratë me skuadrën nga Milano deri në përfundim të këtij sezoni, dhe sipas të gjitha gjasave kjo çështje do të zgjidhet vetëm në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv pranë Federatës Italiane të Futbollit.
Drejtuesit e Interit do ta hedhin në gjyq Osvaldon por vendimi i Gjykatës së Arbirtrazhit Sportiv mund të vijë pas datës 2 Shkurt, e cila përkon me mbylljen e merkatos dimërore, dhe nëse diçka e tillë ndodh ish lojtari i Romës dhe Juventusit do të jetë pjesë e zikaltërve deri në fund të sezonit, dhe do t\'i kalojë 5 muajt e ardhshëm duke u stërvitur i vetëm. Deri në këtë moment Osvaldo ka refuzuar çdo ofertë të mundshme në drejtim të tij.
Klube si Torino, Parma, Bologna, Genoa dhe Queens Park Rangers janë refuzuar nga sulmuesi, i cili dëshiron të jetë pjesë e Milanit ose Juventusit për pjesën e mbetur të sezonit.
Në orët e ardhshme është programuar një tjetër takim mes menaxherit të lojtarit 29-vjeçar dhe njeriut të merkatos te Interi, Piero Ausilio dhe nëse Osvaldo do të pranojë të largohet nga 18-herë kampionët e Italisë pa marrë gjë si shkëmbim, një transferim i tij më shumë te Juventusi sesa te Milani edhe mund të realizohet.