Interi dhe Napoli pas Vermaelen
Milano, 29 tetor - Interi është duke vazhduar të përcjellë situatën e Thomas Vermaelen te Arsenali.
Vermaelen ka dështuar të sigurojë vend me ekipin e parë këtë sezon, por mbetet shumë i kërkuar kudo nëpër Evropë.
Mediat italiane shkruajnë se drejtuesit e Interit janë duke menduar për një ofertë të janarit për belgun, me pronarin e ri Erick Thohir që ka premtuar të investojë.
Megjithatë, Interi nuk do të jetë i vetëm në garë për lojtarin, me edhe Napolin dhe trajnerin Rafa Benitez që janë të interesuar për të.