Interi arrin fitoren e parë të vitit 2014
Milano, 10 shkurt - Interi arrin fitoren e parë të vitit 2014. Në San Siro, skuadra e Mazzarrit ka mundur 1-0 Sassuolon dhe në këtë mënyrë barazon Veronën në vendin e pestë të klasifikimit në kuotën e 36 pikëve.
Pas një pjese të parë pa gola, ndeshjen e vendosi një goditje me kokë e mbrojtësit Walter Samuel në minutën e tretë të pjesës së dytë.
Në këtë ndeshje debutoi për Interin edhe blerja më e fundit në merkaton e janarit, braziliani Hernanes, por asgjë për tu shënuar për të.
Trajneri Mazzarri u shpreh i kënaqur pas ndeshjes: Luajtëm mirë. Në Itali është e vështirë të zhbllokosh ndeshjet dhe na u desh ca, por në fund ia dolëm të shënonim. Le të themi që e prishëm magjinë.