Inter siguron shërbimet e Hernanes
Dy presidentët, Erick Thohir dhe Claudio Lotito kanë rënë dakord për mbylljen e marrëveshjes për shumën e 13 milioë eurove, plus transferimin në kryeqytet të Mbaye, aktualisht në huazim te Livorono. 28-vjeçari Hernanes gjithashtu mendohet se ka dhënë miratimin e tij për kalimin në "San Siro".
Afrimi i brazilianit në vitin e Botërorit shikohet si një lëvizje e zgjuar nga zikaltërit, të cilët mund të shfrytëzojnë jo vetëm dëshirën e tij për të qënë pjesë e Seleçaos për Kupën e Botës që do të luhet në shtëpi por gjithashtu mund ta përdorin në disa pozicione, siç është ajo pas dy pykave, apo në një rol paksa më të tërhequr si regjisor i mesfushës.
Ndërkohë që për tu zgjidhur në shtëpinë e Interit është dhe çështja e Guarin-Vuçiniç. Zyrtarisht duket e vështirë që Inter dhe Juventus të rihapin bisedimet, por duke pasur parasysh vullnetin e dy futbollistëve diçka e tillë nuk është për tu përjashtuar.
Në rast se nuk arrin te Vuçiniç, atëherë alternativa për zikaltërit do të jetë afrimi Osvaldos.