Inter shkarkon Mazzarrin, vjen Mancini
Milano, 14 nëntor - Presidenti Erick Thohir ka vendosur të shkarkojë trajnerin Walter Mazzarri pas rezultateve të dobëta në Serie A.
Presidenti Erick Thohir ka vendosur të shkarkojë trajnerin Walter Mazzarri, ndonëse para pak ditësh i dha garanci për qëndrimin.
Në vend të Mazzarrit pritet të vijë Roberto Mancini, me të cilin bisedimet janë drejt arritjes së një marrëveshje.
Mazzarri u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta, ku pas 11 xhirosh Inter gjendet në pozitën e nëntë me 16 pikë.