Inter arrin marrëveshje me Valon Behramin
Milano, 23 maj - Inter, në kërkim të përforcimeve në mesfushë, ka arritur marrëveshje me Valon Behramin.
Sipas të përditshmes sportive italiane Corriere dello Sport, ylli kosovar ka pranuar ofertën me pagë prej 1.8 milionë eurosh, dhe bonuse, të vlefshme deri në vitin 2017.
Tani, topi kalon tek Napoli. Nerazzurrët dëshirojnë të ofrojnë 5-6 milionë euro për Behramin mirëpo presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis e vlerëson reprezentuesin zviceran në 8 milionë euro.
Në ditët e fundit, Behrami ka zgjuar interesim edhe nga Liverpool, mirëpo mundësia e qëndrimit në Itali, dhe rikthimit nën urdhrat e trajnerit Walter Mazzarri