Igli Tare mund të lërë Lacion e të kthehet në Shqipëri
Lacio, 4 dhjetor - Igli Tare mund të lërë punën tek ekipi i Lacios për të nisur një detyrë të re. Bëhet fjalë për angazhimin e tij pranë kombëtares shqiptare të futbollit.
\"Tuttomercatoweb\", raporton se FSHF është gati ti japë Tares një rol drejtues.
Pritet që në javët e ardhshme të ketë kontakte mes Tares dhe FSHF-së për të konkretizuar ndonjë angazhim të mundshëm të tij pranë kombëtares.
Pavarësisht kësaj, ish-sulmuesi i kombëtares vazhdon të jetë pjesë e planeve të Lacios, ku ai mban detyrën e Drejtorit Sportiv.