Ibrahimoviq mund të rikthehet tek Juventus
Torino, 6 gusht - Lajmi që vjen nga Indonesia është befasues, Ibrahimovic mund të rikthehet tek Juventusi. Megjithëse duket disi e pabesueshme suedezi na ka mësuar me surpriza tilla.
Ai që e zbulon një prapaskenë të tillë është ish-trajneri i 32 vjeçarit tek Malmo Stefan Hansson i cili aktualisht drejton skuadrën e Mita Kukan në Indonesi.
Tekniku gjatë një interviste deklaroi se ka biseduar shpesh me Ibrën dhe ky i fundit i ka shprehur dëshirën për tu rikthyer tek bardhezinjtë në mos këtë viti sezonin tjetër, dhe për më shumë që paratë nuk i interesojnë dëshiron vetëm të jetë sërish pjesë e Juventusit.
Shumë e vështirë që Zlatan të largohet në ditët e fundit të merkatos nga PSG edhe përsa i përket një të ardhme nuk duket aspak i thjeshtë një transferim i tij në Torino megjithatë spekulimet rreth një rikthimi të tij tek Zonja e Vjetër patën filluar edhe verën e kaluar.
Suedezi u transferua nga Ajaxi pikërisht për tek Juventusi në vitin 2004 duke treguar menjëherë se çfarë ishte i aftë të bënte ishte klubi bardhezi që e bëri të njohur në të gjithë botën. Me torinezët Ibra luajti për 2 vite ku në 70 ndeshje gjeti rrugën e rrjetës 23 herë më pas çështja Calciopoli që përfshiu Juven bëri që talenti nga Malmo të kalonte tek rivalët e Interit.
Duket se tashmë pasi kanë kaluar 8 vitë nga ndarja mes 32 vjeçarit dhe kampionëve në fuqi të Italisë, Zlatanit i është rikthyer dashuria për bardhezinjtë.
Megjithëse ashtu si e përmendëm duket e vështirë të gjithë tashmë e dimë se kur Ibrahimovic vendos për një çështja nuk lë shteg për shumë diskutime, kujtojmë kur u largua me dëshirë si nga Interi po ashtu edhe nga Barcelona, të njëjtën gjë mund të bëjë edhe kësaj radhe për të qënë sërish pjesë e shtëpisë bardhezi.