Ibrahimovic nuk do ta vazhdojë kontratën me PSG-në
Paris, 24 mars - Zlatan Ibrahimovic nuk pritet të vazhdojë kontratën më skuadrën e Paris Saint-Germain, e cila përfundon në fund të këtij sezoni.
Siç raportojnë të hënën mediat në Francë, sulmuesi suedez i ka prishur raportet më drejtuesit e klubit nga Parisi, dhe largimi nga futbolli francez është i sigurt në merkaton e verës.
Ibra njihet për sjellje të vrazhda dhe kjo e ka lëkundur edhe pozitën e tij në klub, pasi që së fundmi shumë politikanë francezë e kanë kritikuar atë pasi e quajti Francën një vend të ndyrë pas ndeshjes kundër Bordeaux.
33-vjeçari ka luajtur pothuajse për të gjitha skuadrat e mëdha në Itali, por edhe për Ajaxin dhe Barcelonën. Ndërsa, tani thuhet se ai është drejtuar nga Liga Premier në Angli, ku suedezi nuk ka luajtur asnjëherë më parë.