12 Janar 2025

Ibrahimoviç kërkon Maldinin te PSG

Paris, 9 tetor - Ylli i Paris Saint Germain, Zlatan Ibrahimoviç tashmë ka nisur të bëjë edhe rolin e menaxherit te kampionët e Francës.

Të paktën kështu raportojnë gazetat suedeze. Bomberi i parizienëve po mendon jo vetëm të bëjë detyrën e tij në fushën e lojës, por edhe të ndihmojë në menaxhimin e klubit.

Kështu siç bën të ditur gazeta suedeze "Aftonbladet", Ibra po tenton të çojë në Paris si Drejtor Sportiv ish-kapitenin e Milanit, Paolo Maldinin. Për momentin posti i drejtorit sportiv të PSG-së është bosh pas largimit të Leonardos.

Në fakt emri i legjendës italiane nuk ëhstë i panjohur, por tashmë ka nisur të marrë gjithnjë e më shumë formë. Dhe për këtë ndërmjetës është bërë pikërisht Zlatan Ibrahimoviç. Madje për "Aftonbladet", kohët e fundit Ibra ka darkuar me Maldinin ku i ka bërë të qartë projektin e PSG-së.

Të dy ish-lojtarët e Milan ruajnë raporte të shkëlqyera mes tyre.

I pyetur pas këtij takimi nga mediat franceze Maldini është shprehur: "Nuk kam vendosur asgjë, të shohim se çfarë do të ndodhë". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)