Ibrahimovic i gatshëm të kthehet te Milani
Milano, 10 qershor - Lojtari suedez, Ibrahimovic i ka shprehur dëshirën drejtuesve të Milanit për tu rikthyer sërish në San Siro.
Sipas mediave sportive italiane, Adriano Galliani është takuar të martën me përfaqësuesin e lojtarit, Mino Raiola, si dhe ka biseduar personalisht në telefon më Ibrahimovic-in.
Duket se sulmuesi ka pranuar të nënshkruaj një kontratë 3-vjeçare dhe tashmë drejtuesve të Milanit i mbetet të arrijnë marrëveshjen e transferimit me klubin francez.
Kontrata e ish-sulmuesit të Juventusit, Interit dhe Milanit, përfundon Qershorin e 2016-ës me francezët e PSG, të cilët duket se nuk duan ta lëshojnë deri atëherë, por pas dhënies së OK nga ana e lojtarit mbetet për tu parë nëse ai do të vesh sërish bluzën kuqezi.