Ibrahimovic do të shkojë në Botëror
Paris, 14 maj - Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic i është përgjigjur pozitivisht thirrjeve që ai të udhëtojë për në Brazil, që të ndjekë së paku një ndeshje të Kampionatit botëror.
Një numër i madh i yjeve të sportit në Brazil, përfshirë fytyra publike, i janë bashkuar lëvizjes VemIbra që në përkthim do të thotë Eja Ibra, në përpjekje që të bindin sulmuesin e Paris Saint-Germain që të vijë të përcjell garën më të rëndësishme të futbollit ndërkombëtar.
Dhe, duket se ata ia kanë arritur qëllimit. 32-vjeçari e ka parë videon e thirrjeve dhe e shfrytëzoi profilin e tij në rrjetin social Twitter për të dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata që duan ta shohin në Brazil, si tifoz.
Të bashkangjitur me një fotografi të tij, Ibrahimovic shkroi në Twitter: Brazil. Mendoj se duhet ti ndryshoj planet e mija për pushime.
Shpresat e Ibrahimovicit dhe Suedisë për pjesëmarrje në Botëror u shuan nga Portugalia e Cristiano Ronaldos që i mposhti në barazh me rezultat të përgjithshëm 2:3.