11 Janar 2025

Ibrahim Afellay dhe Alex Song duhet të largohen nga Barcelona

Barcelonë, 6 gusht - Ibrahim Afellay dhe Alex Song duhet të largohen nga Barcelona ose në të kundërtën nuk do të luajnë kurrë.

Trajneri i ri i Barcelona-s, Luis Enrique i ka paralajmëruar të dy lojtarët që të gjejnë skuadra të reja, pasi nuk ka asnjë minutë në skuadër për ta, shkruan Mundo Deportivo.

Enrique ditë parë kishte kërkuar që edhe Daniel Alves të shitet, pasi nuk bënë pjesë në planet e tij, mirëpo braziliani është rikthyer në stërvitje.

Affellay që para 3 viteve u transferua në Barcelona nga skuadra holandeze PSV, mund të transferohet në Turqi te skuadra Besiktas, ndërsa për Song janë të interesuara disa klube të Premier League-s, atje ku kishte luajtur më parë me Arsenal-in.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)