10 Janar 2025

Huntelaar dënohet me 6 ndeshje

Berlin, 4 shkurt - Komisioni Disiplinor në Federatën Gjermane të Futbollit e ka pezulluar 6 ndeshje holandezin, i cili nuk do të mund të japë kontribut për të kaltrit mbretërorë në takimet shumë të rëndësishme të Bundesligës ndaj Bayern Munich, Borussia Mönchengladbach dhe Borussia Dortmund.

Gjithsesi, 31-vjeçari mund të aktivizohet në përballjen me Realin e Madridit në Ligën e Kampionëve.

Pritet që klubi gjerman ta apelojë vendimin e Disiplinorit, pasi e konsideron shumë të ashpër këtë masë ndëshkimore, por në rast se edhe Apeli nuk e ndryshon vendimin, Huntelaar mund të kthehet në fushën e blertë në sfidat e kampionatit vetëm në sfidën me Herthen e Berlinit në mes të muajit mars. Sulmuesi holandez është gjobitur gjithashtu 15 mijë euro për për shkak të sjelljes aspak sportive ndaj gjyqtarit.

Në një reagim për mediat Huntelar është justifikuar duke u shprehur se përplasja me kundërshtarin nuk ka qenë aq e ashpër sa për të justifikuar kartonin e kuq.

Ai shtoi më tej se nuk është një lojtar i pistë dhe se gjatë karrierës së tij në Bundesligë kishte marrë vetëm një karton të kuq pas dy të verdhave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)