Hummels: Për United do të largohesha nga Dortmundi
Dordmund, 1 prill - Mats Hummels ka insistuar se Manchester United do të jetë klubi i vetëm në të cilin do të transferohej pas largimit nga Borussia Dortmundi.
Kontrata e 26-vjeçarit me BVB-në skadon në vitin 2017, por ai për një kohë të gjatë është monitoruar nga klubi anglez që është duke kërkuar një lider të mbrojtjes.
Shpesh mendoj për largim nga Gjermania. Nëse do të largohem, atëherë do të jetë vetëm Manchester Unitedi, ka thënë Hummels.
Agjenti i Hummelsit, babai i tij Hermani, është shokë me Van Gaalin nga koha kur punuan së bashku në Bayern Munich.