Hummels mohon largimin nga Bundesliga
Dortmund, 20 janar - Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels, thotë se është i lumtur në Gjermani.
Për shumë kohë raportohej se ai do të largohet nga Bundesliga, por ai e ka mohuar këtë duke e bërë të qartë se e ardhmja e tij nuk varet nga suksesi i klubit dhe se është i lumtur te Dortmundi.
Të gjitha spekulimet janë çështje që unë si kam komentuar kurrë. Kështu kam vepruar në të kaluarën dhe do të vazhdoj kështu, ka thënë Hummels për Die Welt.
Lufta për Ligën e Kampionëve nuk është në mendjen time. Nuk më duhet të luaj në Ligën e Kampionëve në mënyrë që të jem i lumtur, shtoi ai.
Hummels iu bashkua Dortmundit në janar të vitit 2008 nga Bayerni dhe deri tani është paraqitur më shumë se 200 herë për skuadrën e Jurgen Kloppit.