Hummels kapiten i Dortmundit
Dortmund, 11 gusht - Dortmundi prej tani e tutje kapiten do ta kete, Mats Hummelsin.
Ai është caktuar kapiten i Borussia Dortmundit, pasi klubi po përpiqet tu japë fund spekulimeve se ai do të shkojë te Manchester Unitedi.
Djajtë e Kuq e kërkojnë me ngulm 25-vjeçarin, i cili nuk luajti në ndeshjen miqësore që BVB e humbi me rezultat 4-0 nga Liverpooli.
Pas ndeshjes, në faqen zyrtare të klubit gjerman në Twitter, u publikua lajmi se qendërmbrojtësi do të jetë kapiteni i ri i skuadrës.