Hulk kërkon largimin nga Zenit
Shën Petersburg, 17 dhjetor - E ardhmja e Hulk nuk do të jetë Zeniti i Shën Petersburgut. Raportohet se sulmuesi brazilian ka patur një takim me drejtuesit e klubit rus të cilëve u ka kërkuar hapur që mos ta pengojnë për tu larguar ndoshta që në Janar.
Ish lojtari i Portos kërkon të luaj në një kampionat më kompetitiv dhe përballë një oferte të mirë Zeniti nuk do të pengonte largimin e tij.