Higuain mbetet te Napoli
Napoli, 16 qershor - Sipas raportit të bërë nga mediat italiane, mësojmë se e ardhmja e Higuainit do të vazhdojë të jetë te Napoli.
Duket se kjo është kërkesa e presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis i cili duket se e ka blinduar sulmuesin e Argjentinës.
Gjatë ditëve të fundit kanë arritur disa oferta nga skuadra të mëdha për Higuainin, mirëpo duket se De Laurentiis nuk e ka ndërmend të lejojë shitjen e tij.