06 Janar 2025

Hidhet shorti i Champions League, ja kundërshtari i Skënderbeut

Nyon, 7 gusht - Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti për fazën \"Play-Off\" të Champions League me kampionët e Shqipërisë Skënderbeun, që do të përballet me Dinamo Zagreb.

Kundërshtari i ekipit të Mirel Josës është shumë i fortë, por korçarët nuk kanë asgjë për të humbur. Edhe në rast eleminimi ata do të jenë pjesë e grupeve të Europa League, rezultat historik ky për një ekip shqiptar. Nga përballjet e të mëdhenjëve bie në sy çifti Lazio-Bayer Leverkusen dhe Valencia-Monaco, ndërsa Manchester United ka qënë me fat duke patur përballë belgët e Clube Brugge.

Ndeshjet e para luhen më 18/19 gusht, ndërsa ato të kthimit pas një jave.

Ja 10 çiftet e fazës Play-Off të Champions League:

1. Astana-Apoel
2. Skënderbeu-Dinamo Zagreb
3. Celtic-Malmo
4. Basel-Tel Aviv
5. Bate-Parrizan Beograd

6. Lazio-Bayer Leverkusen
7. Manchester United-Clube Brugge
8. Sporting Lisbona-CSKA Moska
9. Rapidi i Vienës-Shakhtar Donetsk
10. Valencia-Monaco

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)