Hiddink jep dorëheqje nga detyra e trajnerit të Holandës
Amsterdam, 30 qershor - Guus Hiddink ka dhënë dorëheqjen nga detyra e trajnerit të Holandës, vetëm 10 muaj pasi e mori këtë detyrë. Tashmë, postin e 68-vjeçarit do ta marrë zëvendësi i tij, Danny Blind.
Aktualisht, Holanda renditet në vendin e tretë të grupit eliminator të Europianit Francë 2016, 5 pikë larg kryesueses së grupit A, Islandës, dhe 3 pikë larg Republikës Çeke.
Më vjen keq që gjërat shkuan kështu. Ishte nder për mua të drejtoja për herë të dytë Holandën. I uroj suksese stafit teknik dhe lojtarëve në rrugëtimin e tyre drejt Europianit, tha Hiddink, pas dorëheqjes.
Arritjen më të madhe me Holandën, Hiddink e regjistroi në Botërorin e vitit 1998, ku arriti deri në fazën gjysmëfinale.