Hetohen katër anëtarë të FIFA-s
Gjenevë, 29 nëntor - Pas akuzave për korrupsion në FIFA për përzgjedhjen e Kupës së Botës \"Rusi 2018\" dhe \"Katar 2022\", është hapur një hetim për katër anëtarë të Komitetit Ekzekutiv.
Emri i Franz Beckenbauerit u përmend disa kohë më parë, ndërsa tashmë zbulohet se do hetohet edhe presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Angel Maria Vilar, Voravi Makudi i Tailandës dhe Michael DOghe i Belgjikës.
Akuza ndaj tyre është se nuk kanë bashkëpunuar me hetuesin e çështjes, duke mos iu përgjigjur pyetjeve të tij dhe ndaj ata mund të ndëshkohen për thyerje të Kodit të Etikës, siç e parashikon edhe rregullorja.
Nga FIFA ky lajm nuk është përgënjeshtruar, duke lënë të kuptohet se hetimi tashmë ka nisur. Të katërt këta anëtarë të Komitetit Ekzekutiv kanë refuzuar që të japin llogari, duke mos pranuar të jenë pjesë e bashkëpunimit me hetuesit.