Herrera e Coentrao përsëri në radarin e Unitedit
Manchester, 28 shtator - Manchester United ishte shumë afër ta huazoj Fabio Coentraon nga Real Madrid në ditën e fundit të afatit kalimtar, por marrëveshja dështoi për shkak të kohës.
Përveç portugezit, David Moyes kërkoi edhe mesfushorin Ander Herrera, por nuk arriti ta transferoj pasi Athletic Bilbao kërkoi shumë para për të.
Por, sipas gazetës britanike Metro, Manchester United do të kërkoj përsëri Fabio Coentrao në janar, pasi pritet që Everton mos tua shes Leighton Baines.
Ndërsa, Telegraph shkruan se ekipinga Old Trafford gjithashtu do të kërkoj sërish Ander Herreran, për të cilin ka dërguar skaut në Spanjë këtë fundjavë.