Hernandez trajner i Barcelonës
Barcelonë, 19 nëntor - Laporta po përgatitet për një fushatë të fuqishme presidenciale dhe me premtime, që do tërheqin vëmendjen e shumë anëtarëve të Asamblesë, të cilët do votojnë.
Disa ditë më parë ai takoi menaxherin e Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinhos, Jorge Mendes, që u tha se mund të jetë për të mësuar kushtet e një transferimi të mundshëm të portugezit te Barcelona, apo për të rikthyer Mourinhon në Camp Nou.
Por derisa ka mohuar se është i interesuar të rikthejë Mouinhon, e përditshmja gjermane Kicker ka zbuluar enjë projekt tjetër të ish-kreut të klubit spanjoll. Mësohet se Laporta do zyrtarizojë faktin që në krye të stolit të ekipit do vijë Xavi Hernandez.
Kapiteni dhe ikona e Barcelonës është në sezonin e tij të fundit si futbollist, të paktën siç kanë qenë edhe deklaratat e kohëve të fundit.
Unë e shikoj të gjithë karrierën time sportive të lidhur me Barçën. Trajner? Është një detyrë që më pëlqen, pasi kam mësuar nga më të mirët, ka thënë para një viti 34-vjeçari.
Gjithsesi, emërimi i tij nuk do bëhet në verën e vitit të ardhshëm, por është programuar për në 2016-n, pasi të ketë fituar edhe një vit eksperiencë si drejtues dhe të kryejë të gjitha kurset e mundshme të UEFA-s, për të pasur kualifikimin e duhur.