Hernandez pensionohet nga Spanja
Madrid, 5 gusht - Xavi Hernandez është pensionuar nga përfaqësuesja e Spanjës. Mesfushori fantastik spanjoll ka njoftuar sot largimin nga kombëtarja pas 14 vitesh.
Që nga ky moment unë jam tifoz i Spanjës. Unë konfirmoj pensionimin nga kombëtarja. Koha ime me Spanjën ka qenë shumë e gjatë dhe e këndshme, por me sot ka mbaruar. Falënderoj Federatën, lojtarët, tifozët dhe të gjithë për mbështetjen e dhënë.\"
\"Unë jam i sigurt se kjo përfaqësuese do të ketë edhe plot suksese sepse ka plot lojtarë të talentuar ka thënë Xavi.
Mesfushori i Barcelonës ka arritur që të jetë me Spanjën Kampion i Botës, dy herë Kampion i Evropës, ndërsa ka shënuar 12 gola në 133 ndeshje. Xavi quhej si truri i Spanjës ndërsa ishte pothuajse lojtari më i mirë i Spanjës në sukseset e viteve të fundit.